4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murati: LDK mbron biznesmenët prandaj po dalin kundër propozimit tim për t’ia falur tatimpaguesve nga 100 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se opozita po e kundërshton propozimin e tij, që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.

Murati përmes një shkrimi në Facebook ka listuar disa nga arsyet pse duhet të votohet propozimi i tij.

Ai madje ka thënë se LDK po e kundërshton këtë propozim, e po kërkon të kthehet vlerësimi i vjetër, pasi sipas tij, LDK’ja po i mbron biznismenët.

“A e dini pse? Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa”, ka shkruar Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img