Ky është momenti kur arrestohet 80-vjeçari Xhevit Sinani i cili ka vrarë bashkëshorten dhe vëllanë, Zeqine Sinani dhe Shaqir Sinani. Krimi është kryer ditën e djeshme me sëpatë në fshatin Tervol të Gramshit.
Shkaqet e krimit mbeten të paqarta. Policia ka marrë në pyetje banorë dhe të afërm të viktimave dhe të autorit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.