-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përkujtimi i Holokaustit, Kurti kujton familjet shqiptare që shpëtuan qindra hebrenjë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke thënë se nuk do t’i harrojë kurrë të vrarët në Holokaust.

Kurti tha se me krenari kujton edhe familjet shqiptare, që shpëtuan qindra hebrenj nga e keqja maniake e nazistëve.

“Sot, 78 vjet pas çlirimit të Aushvicit, ne ende kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë kurrë të vrarët në Holokaust. Kujtojmë me krenari edhe familjet shqiptare – të frymëzuara nga BESA, Kodi ynë i lashtë i Nderit – që shpëtuan qindra hebrenj nga e keqja maniake e nazistëve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit është një ditë përkujtimore që përkujton viktimat e Holokaustit, ku gjatë viteve 1933-1945, u vranë gjashtë milionë hebrenj, nga Gjermania naziste. 27 janari u zgjodh për të përkujtuar datën kur kampi i përqendrimit të Aushvicit u çlirua nga Ushtria e Kuqe, më 1945.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img