-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shala: Martin Berishaj ka kryer vepër penale, po mbrohet nga LVV

Në emisionin EUROn’7 në T7, anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin Martin Berishaj, Ferat Shala ka deklaruar se presioni i Partisë Demokratike të Kosovës e ka sjellë ambasadorin Martin Berishaj në komision hetimor parlamentar.

Deputeti Shala ka shpjeguar detaje nga intervistimi i Berishajt, që ishte zhvilluar në komisionin hetimor.

Deputeti ka deklaruar se ai nuk e ka thënë të vërteten rreth transaksioneve me kompaninë nga Beogradi GEN-I dhe me këtë, ka thënë ai, ambasadori Berishaj ka bërë vepër penale.

“Martin Berishaj nuk e ka thënë të vërtetën sa i përkete bashkëpunimit të tij me kompanin GEN-I, ai realizoj transaksione bankare në kohën kur ishte nën hetim nga komisioni parlamentar. Berishaj ka bërë vepër penale kur nuk ka thënë të vërtetën. Arroganca dhe përbuzja e komisionit hetimor është përgjegjësi e tyre. Ne kEmi bërë punën tonë, kemi bërë raportin i cili nuk është votuar nga LVV, por në fund pasojat do t’i bartin vetë ata, ngase tashmë dihet pothuajse i gjithë zingjiri i përfshirjes në këtë skandal”, ka pohuar anëtari i komisionit hetimor parlamentar Ferat Shala.

Në anën tjetër Shala i ka quajtur përpjekje të kota dhe me qëllim të zbehjes së skandalit pohimet e deputetëve të LVV se ambasadori Berishaj ka lidhje me PDK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img