Një lojë është bërë virale në të gjithë botën, ku disa të rinj hidhen përpjetë, dhe njëri prej tyre e pëson, duke u rrëzuar prej të tjerëve.
Madje, kjo video është shpërndarë edhe në rrjetet sociale në Kosovë, ku kanë qasje edhe fëmijët e vegjël.
Për të kuptuar rëndësinë e evitimit të këtyre lojërave, mësuesit në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, janë duke vetëdijësuar nxënësit e tyre.
“Në rastin që unë kam parë këtë video, kam informuar edhe nxënësit. Kemi diskutuar për rreziqet që mund të kenë nëse e praktikojnë atë lojë” tha për RTK mësuesja Naxhije Fejzullahu.
Ky është materiali i plotë i përgaditur nga RTK: