-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Senatorja amerikane bllokon ligjin për të mbyllur afatin e taksave për veturat elektrike

Senatorja Debbie Stabenow të enjten ka penguar kalimin e ligjit të propozuar nga demokrati Joe Manchin, ligj ky i cili tentonte kalimin e një mase e cila do t’u pamundësonte disa veturave elektrike marrjen e një kredie tatimore prej 6,896 eurove (7,500 dollarë).

Akti prej 395.39 miliardë eurove (430 miliardë dollarë) për uljen e inflacionit të SHBA-së i miratuar në gusht kufizon kreditimin e taksës së konsumatorit prej 6,986 eurove (7,500 dollarë) për veturat elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut dhe imponon rregulla të reja për burimin e baterive dhe i bëri përsëri General Motors dhe Tesla të përshtatshëm për kreditë tatimore për veturat elektrike.

Në muajin dhjetor, Thesari i SHBA-së tha se nuk do të lëshonte udhëzime të propozuara për rregullat e marrjes së baterive deri në mars, duke u dhënë në mënyrë efektive disa veturave elektrike që nuk plotësojnë kërkesat e reja disa muaj të përshtatshmërisë në 2023 përpara se rregullat mbi bateritë të hyjnë në fuqi.

Kjo tërhoqi zemërimin e Manchin-it, i cili propozoi legjislacion të mërkurën për t’i bërë kërkesat retroaktive të kreditimit të taksës së baterisë deri në 1 janar. Manchin, kryetar i Komitetit të Energjisë së Senatit, dëshiron të zhvendosë zinxhirin e furnizimit të baterive të SHBA nga Kina.

“Kina ka vënë në ‘qoshe’ tregun e zinxhirit të furnizimit të veturave elektrike”, tha Manchin.

Thesari “tash po vazhdon të lejë kredinë prej 6,896 eurove (7,500 dollarë) pa asnjë shqetësim fare për kërkesat kritike për minerale”, shtoi ai.

Manchin, të cilit iu bashkua senatori republikan Mike Brown, kërkuan pëlqimin unanim për të kaluar propozimin, por Stabenow e kundërshtoi. Kredia për veturat elektrike është “e ndërlikuar dhe nuk funksionon për disa vite për kompanitë amerikane”, deklaroi Stabenow. “Prodhuesit e veturave kanë nevojë për më shumë kohë për të përmbushur kërkesat e burimit të baterisë”, shtoi ndër të tjera ajo.

Në një intervistë për Reuters, Stabenow tha se ligji i propozuar nga Manchin “do t’u hiqte kreditë njerëzve të cilët sot blejnë vetura të këtij lloji… Në thelb, Manchin nuk është një adhurues i veturave elektrike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img