3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

KQZ diskuton për dënimin e këshilltarit të Pecit për vjedhje votash, kërkohet krijimi i një databazë me të dënuarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar sot mes tjerash edhe për dënimin e këshilltarit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Enis Osmanii. Osmani është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani, u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjyqtari Rrahman Beqiri.

E në mbledhjen anëtari i KQZ-së Arianit Elshani e ngriti këtë shqetësim, shkruan Demokracia.com.

Ai e pyeti sekretariatin nëse çështja është ngritur nga KQZ apo nga organet e drejtësisë.

“Unë e kam një pyetje. Përmes mediave jemi njoftuar që është shqiptuar një dënim lidhur me një person për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2017.  Dëshiroj me ditë nga kryeshefi nëse ky rast është iniciuar nga KQAZ-ja dhe nëse ka KQZ informacione dhe e a e ka pranuar një vendim të tillë nga gjykata. Nëse është marrë një vendim i tillë është mirë të na përcillen për çfarëdo aktakuzë për shkeljen e ligjit të zgjedhjeve apo në këta rast falsifikimit të votave. Më vjen mirë që organet e drejtësisë marrin vendime të cilat ndikojnë që të vetëdijesohen komisionerët dhe trupat zgjedhore që të kenë kujdes e të jenë të përgjegjshëm në ditën e zgjedhjeve, pra që të mos prekin votën e asnjë qytetari të Kosovës.”, tha Elshani.

Këtë e mbështeti edhe anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Përderisa, sekretariati nuk pati përgjigje dhe u la që për këtë cështje anëtarët e KQZ-së të njoftohen në një mbledhje tjetër, kryetari i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të krijohet një databazë ku do të fiteshin të gjitha vendimet për personat që kanë bërë shkelje gjatë zgjedhjeve.

“Arianti e përmendi a kemi ne të dhëna. Po më kujtohet para do takimeve që jemi dakorduar të bëhet një databazë e të gjitha lëndëve që i iniciojmë na apo edhe ato të prokurorisë. Vendimet përfundimtare t’i kemi në një listë. A ka fillu dikush me punu për këtë?”, tha Radoniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img