4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti i LDK-së kujton deklaratat e LVV-së për Bashkim Kombëtar, dialogun dhe Asociacionin

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Haliti, ka reaguar pas konfirmimit se kryeministri Albin Kurti në darkën e mbrëmshme me emisarin evropian, Miroslav Lajçak, është pajtuar për respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hamiti ka kujtuar ndryshimin e qëndrimit të LVV-së dhe kreut të saj për Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë.

“Para pavarësisë thoshin se Kosova s’do të bëhej shtet i pavarur. Pas pavarësisë se Kosova do të bashkohej me Shqipërinë. Pasi e morën pushtetin (dhe e lexuan Kushtetutën tonë), para dy vjetësh, e kuptuan dhe e thanë se bashkimin kombëtar nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ai.

Sipas Hamitit, LVV-ja ka përmbysur sloganin “Jo negociata! Vetëvendosje”.

“Kanë thënë me vjet se Asociacioni (“Zajednica”) s’do të bëhet, se e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovë. Tash po thotë kryeministri Kurti se ky/kjo nuk e ka kaluar testin e Kushtetuetes. Dihet botërisht se Gjykata ka vendosur më 2015 se “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.” – ka thënë tutje ai.

Në fund Hamiti ka shkruar: “Jokonsistenca konsistente e opozitarëve-tash-pushtetarë Kurti & Company është bërë shembullore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img