4.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet konferenca për drejtësinë dhe ballafaqimin me të kaluarën

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) do të jetë nikoqir i konferencës për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën.

Konferenca e titulluar Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të Kaluarën – Mësimet e Nxjerra dhe Idetë për të Ardhmen është ngjarja përmbyllëse e projektit tre-vjeçar Përkrahja Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë (STJK) që ka mbështetur Grupin Punues Ndër-Ministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) të përbërë nga institucionet dhe shoqëria civile.

Qëllimi i konferencës është të ofroj një platformë për vet-vlerësim dhe reflektim mbi objektivat e arritura, pengesat kryesore dhe mundësitë potenciale.

Kjo platformë do të shërbej si hapësirë për shkëmbimin e këndvështrimeve të akterëve kryesor mbi atë se çfarë është mësuar nga proceset e deritanishme të DT dhe çfarë mund të aplikohet për të përmirësuar procesin në të ardhmen.

Rekomandimet e nxjerra nga konferenca do t’ju ndihmojnë vendim-marrësve dhe palëve të interesuara të përmirësojnë iniciativat për drejtësi tranzicionale në Kosovë, duke u bazuar në mësimet e mësuara nga proceset e kaluara.

Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Sh.T Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës, dhe Z. Florian Dushi, Zëvendës Ministër i Drejtësisë, Kosovë do të mbajnë fjalimet hyrëse. Bashkangjitur edhe agjenda e detajuar me emrat e panelistëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img