Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot një fshat të kryeqytetit i cili shtrihet përgjatë lidhjes me Komunën e Podujevës.
Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve dhe daljes së lumit Llap nga shtrati, ku u shkaktuan përmbytje në disa fshatra të shtrira përgjatë këtij lumi.
Nëpërmjet rrjetit social, Facebook, kryetari i Kryqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se, së bashku me Zëvendës Kryetaren e Prishtinës, si dhe Drejtorinë e Inspekcionit, kanë vizituar fshatin Barilevë, për të cilin tha se do të jenë afër banorëve në këtë periudhë të vështirë.