2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Arsyetimi i Albin Kurtit për Zajednicen: Ndërkombëtarët po insistojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se ka faktorë ndërkombëtarë që Asociacioni komunave me shumicë serbë ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pas i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtin 2015 të theksohet më shumë, por që sipas tij, është e vetmja që nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që asociacioni i komunave me shumicë serbë ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pas i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtin 2015 të theksohet më shumë por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është vetmja nga 33 që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, pra në një mënyrë mund të themi që ajo marrëveshje e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues sepse nuk e ka kaluar testin”- deklaroi Kurti.

Ai tha se e respekton konfidencialitetin e bisedimeve, duke shtuar se asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik.

“Procesi negociator do të duhej që të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve por, po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik dhe nenet e propozuara nga BE kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”- u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit thotë se marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke sepse sipas Kurtit, vetëm ashtu arrihet normalizimi i marrëdhënieve.

“Ajo se çka ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshje tjetër, pra nuk ekziston hierarkia e atyre marrëveshjeve. Këto 10 nene [të propozimit të BE-së] nuk tolerojmë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht dhe mos të harrojmë që marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke sepse vetëm ashtu e bëjmë normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”- tha Kurti.

Më 30 janar, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka organizuar një prezantim dhe diskutim me rezultatin në draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në Republikën e Kosovës në të cilin serbët janë shumicë”, hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Në anën tjetër, javën e kaluar pesë emisarë ndërkombëtarë nga SHBA-të dhe BE-ja kanë qëndruar javën e kaluar për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, kishte thënë se me Kurtin kishte diskutuar për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak tutje ka thënë se shpreson që të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi.

“Megjithatë në këtë pikë ne kemi pritur mirëkuptim më të mirë në lidhje me atë se çka ofron propozimi. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”- ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img