-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari dëbohet nga Zvicra pasi kërcënoi ish të dashurën se do t’ia publikojë fotot e videot nudo

Automekaniku 24-vjeçar nga Kosova nuk kishte mundur ta pranonte ndarjen nga e dashura e tij në korrik të 2019-ës.

Ai i kishte dërguar mesazh asaj që t’i jepte një arsye për të mos e vrarë. Madje, shumë konkretisht, një mesazh i tij thotë: “Do të të vras” ndërsa një tjetër “e ke shkruar dënimin me vdekje”.

Më tej ai i ka kërkuar asaj që të mos kishte një të dashur të ri deri në moshën 27-vjeçare. E kishte quajtur edhe një copë m…, lavire e ndyrë etj.

Shetasi i Zvicrës me rrënjë kosovare ka kërcënuar se do t`ia dërgonte babait të saj, po ashtu kosovar, fotot nudo dhe videot seksi të së bijës, shkruan 20minuten.ch.

Ai kërkonte edhe para, përndryshe fotot nudo do të bëheshin temë bisede në familjen e saj. I akuzuari ishte shprehur se mund t’i merrte paratë në “mënyrë të mirë” ose “shumë brutale”.

Familja e saj do të jetë “e turpëruar”. Nga frika, ajo i kishte dhënë atij 1500 franga. Kur ai pastaj i kishte kërkuar 3500 franga të tjera, ajo kishte refuzuar dhe e kishte raportuar atë në polici, në dhjetor 2020, përcjell albinfo.ch. Policia e ka arrestuar dhe e ka mbajtur në paraburgim për dy muaj të akuzuarin.

“Nuk e kam kërcënuar asnjëherë ‘live’ por vetëm në celular”.

Të martën, i riu doli përpara trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Hinwil (ZH), i akuzuar për zhvatje, kërcënime, detyrime dhe vepra të tjera.

Ai ka rrëfyer dhe justifikuar veprimet me faktin se kishte një urrejtje të madhe për të dashurën e tij kur ajo kishte shpallur ndarjen në mënyrë të beftë.

“Ajo ishte dashuria ime e madhe”, ka thënë ai. “Ishte diçka e sëmurë ajo që keni bërë”, i tha gjykatësit në retrospektivë. “Por nuk e kam kërcënuar asnjëherë “live”, vetëm në celular. Ishte një akt dëshpërimi”, është shprehur kosovari.

Ata ishin çift prej tre vitesh.

“Jeta ishte perfekte atëherë. Kisha mbaruar praktikën, kisha kryer ushtrinë, isha pa borxhe dhe nuk merrja drogë”. Pasi është mbajtur në paraburgim në fillim të vitit 2021, ai kishte marrë trajtim psikologjik dhe i ishte nënshtruar terapisë me ilaçe.

Akuzohet edhe për kundërvajtje në trafikun rrugor

Tani ai është në një lidhje të re, dëshiron të krijojë familje dhe është “në rrugën e duhur”, thotë ai, transmeton albinfo.

Ai është i papunë dhe kërkon punë – gjë që është e vështirë sepse së shpejti duhet të heqë dorë nga patenta e shoferit. Kjo e fundit, sepse ai duhet të përgjigjet edhe për kundërvajtje në qarkullimin rrugor.

Në vitet 2017/18 ai kishte filmuar vetë dhjetë udhëtime me shpejtësi përmes regjionit Oberland të Cyrihut dhe ua kishte përcjellë filmat kolegëve. Policia i ka gjetur videot në celularin e tij. “Ishte pakujdesi rinore”, i arsyetoi ai veprat. Në atë kohë ai i ka konsideruar “cool” xhirot me shpejtësi të madhe. Për këto arsye, zyra kantonale e trafikut rrugor do t’i tërheqë patentën e shoferit sapo vendimi pas gjykimit të marrë formë të prerë.

Gjykimi u zhvillua në procedurë të shkurtuar dhe gjykata ka miratuar propozimin e prokurorit: dënim me burg prej 36 muajsh – nga të cilët i akuzuari duhet të vuajë dymbëdhjetë muaj – dhe gjobë me kusht prej 180 njësish ditore me nga 80 franga.

Përveç kësaj, ai duhet të paguajë shpenzime gjyqësore dhe hetimore, si dhe duhet t’i paguajë ish-të dashurës dëmshpërblim dhe kompensim në shumën prej 5 mijë frangash.

Ai gjithashtu nuk lejohet të kontaktojë me të për katër vjet dhe duhet të mbajë një distancë prej 100 metrash prej saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img