-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mediat gjermane: Era nuk ka zë si Rihanna dhe nuk mund të krahasohet me të (Foto)

Ato raportojnë se këngëtarja ka kohë që është një yll në Kosovë dhe Shqipëri. Por, në saje të teksteve të veçanta, Erën e krahasojnë me yllin botëror Rihanna, megjithëse nuk ka zë të fuqishëm si ylli i Barbadosit.

“Era ka shumë kohë që quhet si pop-star në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht për arsye të suksesit të motrës së saj më të madhe Nora Istrefi. Ajo e filloi karrierën e saj në shtetin e vogël, përballë bregut lindor të Italisë, para disa vitesh dhe përgatiti rrugën e karrierës për motrën e saj. Tekstet e Erës janë pjesërisht anglisht dhe pjesërisht shqip dhe është e vërtetë që bëhen nga të tjerë krahasime me Rihannën. Nga ana muzikore ajo bën më shumë muzikë elektronike dhe zëri i Erës tregon që nuk e ka fuqinë e Rihannës”, shkruan wdr.de.

Mediumi gjerman i ka bërë edhe një përshkrim të hitit “Bonbon” përmes 103 shkronjave.

“Shpjegimi BONBON në 133 shkronja: për të kërcyer pak, për të bërë pak si Rihanna dhe për tu befasuar nga një pop-star nga Kosova – kjo është Era Istrefi me ‘BonBon’”.

Ato krahasojnë edhe numrin e shikueshmërisë në YouTube të këngës së Erës dhe Rihannës – ‘Bon Bon’ respektivisht ‘Work’.

“Nëse ekzistojnë krahasime midis Erës, Sias dhe Rihannës, Era ka një rrugë të gjatë para vetes. Për krahasim: “Bonbon” ka arritur 30 milionë klikime në YouTube në total, ndërsa Rihanna me “Work” ka bërë vetëm në muajin e parë 100 milionë klikime!”. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img