-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

MBPZHR-ja dhe UFK-ja vazhdojnë bashkëpunimin

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Memli Krasniqi, ka takuar të hënën përfaqësuesit e Unionit të Fermerëve të Kosovës (UFK), më të cilët ka diskutuar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin për Pagesa Direkte të këtij viti.

 

Gjatë takimit, ministri Krasniqi, i ka njoftuar ata se tashmë janë shpallur edhe thirrjet për aplikim për katër masa mbështetëse nëpërmjet granteve investuese, ndërkaq ai ka treguar se tashmë është finalizuar edhe Programi për Pagesa Direkte dhe se shumë shpejt do të hapin edhe periudhën për aplikim. Ai ka theksuar se përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, për të cilin sivjet janë planifikuar 23 milionë euro, synojnë të mbështesin shumë fermer dhe agrobiznese vendore, duke ndikuar kështu edhe më tej në shtimin e prodhimtarisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore në vend. Ministri, pasi i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e deritanishëm në hartimin dhe implementimin e këtyre programeve, ka thënë se këto programe janë edhe rezultat i bisedimeve, takimeve që kanë pasur me ta, gjë që ka mundësuar të përfshijnë aty edhe rekomandimet e tyre.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e UFK-së e kanë falënderuar ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e mëtejmë të prodhuesve vendës, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre. Ata kanë prezantuar edhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë, dhe kanë theksuar se do të bashkëpunojmë me institucionet që këto sfida të tejkalohen.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img