Ish- veteran i UÇK-së, Nysret Cena, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, u varros sot.
Vetura prej së cilës po dyshohet se është kryer akti është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg vendit të krimit.
Deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar për vrasjen e tij.