4.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës i del krah EUROPOL’it, arrestohen 58 persona për trafikim armësh

Janë bërë 58 arrestime dhe janë konfiskuar 48 armë zjarri në një veprim të përbashkët të policive rajonale kundër trafikut të armëve në Ballkanin Perëndimor.

Në mes të 27 dhe 29 Janar, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 19 shtete, përfshirë edhe Kosovën, së bashku me Frontex dhe Europol, bashkuan forcat për të trajtuar trafikimin e armëve.

“Gjatë një operacioni të përbashkët 3 ditor e koordinuar nga Qendra Operative e Europol-it në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qendra Operative e Europol-it, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informatave në mes të autoriteteve pjesëmarrëse lidhur me kontrollet në pikat kufitare të njerëzve dhe automjeteve, konfiskimet dhe hetimet e bëra. Rreth 246 000 subjekte janë kontrolluar nga vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë 219 000 njerëz dhe 14 800 automjete”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 copë municion, 4 granata dore dhe rreth 500 gram eksploziv plastik. Përveç kësaj, ishte konfiskuar drogë në katër shtete, që arrijnë në rreth 505 kg marijuanë dhe 53 MDMA (substanca psikotropike). Po ashtu është parandaluar Kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, 0.8 kg duhan i pa përpunuar dhe një automjet të vjedhur”, bën të ditur komunikata.

“Në total, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 persona iu ndalua të hyrja në pikat e ndryshme kufitare. Përveç kësaj, institucionet e zbatimit të ligjit kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine, 12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumenteve”, sqaron komunikata e PK’së.

Sipas PK’së, gjatë veprimeve, një sasi e konsiderueshme e informacionit është shkëmbyer në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyshëm në mes vendeve pjesëmarrëse, Frontex-it dhe Europol-it. Ekspertët e Europolit kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunim e të dhënave të mbledhura.

Zyrtarët nëpër pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga Frontex, ka bërë të ditur PK. Ky veprim ishte pjesë e operacionit “Ditët e veprimit të përbashkëta – Ballkani Perëndimor”, të planifikuara nën kornizën për armët e zjarrit “EMPACT”.

Vendet pjesëmarrëse në këtë operacion ishin Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF – Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivëve).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img