Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet e javës që shkoi në Kosovë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë ta mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 2023”.
“Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!
Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria:
XK51401000000912949
Sëift: EKOMXKPR XXX
Emertimi i llogarise: Fondacioni Behgjet Pacolli
Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli.