Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit pasi një valë të ftohtit do ta përfshijë përfshin gadishullin korean.
Temperaturat ka gjasa të ulen deri në -30 gradë celsius në rajonet veriore, të cilat janë gjithashtu pjesa më e varfër e vendit, tha transmetuesi shtetëror i radios.
Në zonat bregdetare pritet të ketë edhe erëra të forta, sipas mediave shtetërore.
Edhe Koreja e Jugut ka lëshuar një paralajmërim për valë të ftohta dhe Kina veriore ka përjetuar temperatura rekord të ulëta.
Ndërsa Koreja e Veriut është prekur nga moti ekstrem ose i pafavorshëm njësoj si vendet e tjera, pak dihet për ndikimin e kësaj te njerëzit, shkruan BBC.