0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan: Nuk do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO, nuk respektojnë myslimanët dhe Turqinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pas një proteste në Stokholm të shtunën që përfshinte djegien e një kopje të Kuranit.

Protesta në kryeqytetin suedez rriti tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Ankaraja është nën presion në rritje nga zyrtarët suedezë dhe finlandezë, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të miratuar hyrjen e dy vendeve nordike në aleancë.

Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum trepalësh gjatë samitit të NATO-s në Madrid, qershorin e kaluar.

Dy vendet nordike kanë premtuar të adresojnë kërkesat e sigurisë të vendosura nga Turqia, përkatësisht praninë e organizatave kurde në Suedi, që Ankaraja pretendon se janë të lidhura me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Edhe më herët, Turqia, BE-ja dhe Uashingtoni e shpallën PKK-në një grup terrorist.

“Ata që lejojnë këtë lloj blasfemie para ambasadës sonë (në Stokholm) nuk mund të presin mbështetjen tonë për anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Ai ka kritikuar autoritetet suedeze që madje kanë lejuar që protesta të zhvillohet para ambasadës turke në Stokholm, shkruan Guardian.

“Ju t’i lini organizatat terroriste të protestojnë dhe pastaj do të prisni mbështetjen tonë për t’u bashkuar me NATO-n. Nuk do të funksionojë. Nëse Suedia nuk tregon respekt për Turqinë apo myslimanët, atëherë ata nuk do të shohin asnjë mbështetje nga ne në lidhje me NATO-n”, përfundoi lideri turk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img