-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 janarin e vitit 1998, sulmin e dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Haradinaj tha se armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë.

Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img