-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nura: Mbi 10 milionë euro dëm nga përmbytjet në Skënderaj

Kreu i Skënderajt, Fadil Nura, ka folur rreth situatës aktuale që po mbretëron në komunën që e drejton.

Në një deklaratë dhënë EuroNews, Nura ka shtuar se situata është qetësuar paksa, në krahasim me ditët paraprake, por që dëmet janë të konsiderueshme.

Madje, siç e thotë ai, këto dëme kanë kapur shifra të larta monetare, duke tejkaluar edhe 10 milionëshin.

Veç kësaj, ai pohoi faktin se ka pranuar ndihma nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, por që ka kërkuar edhe nga institucionet kosovare një gjë të tillë.

“Reshjet s’ka për momentin, dje dhe sot kanë ndaluar fatmirësisht. Gjendja është stabilizuar, por dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe jemi duke u marrë me sanimin e tyre. Kryesisht ka 10 fshatra që janë goditur, përfshirë edhe qyteti, është dëmtuar infrastruktura publike. 11 ura të shkatërruara, rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, minimumi 10 milionë euro dëme në total”, tha fillimisht ai.

Nura po ashtu nuk nguroi të kërkojë ndihmë edhe nga bashkatdhetarët, duke shtuar se synim mbetet sanimi i dëmit në afat më të shkurtër.

“Pres ndihmën edhe të bashkatdhetarëve që të mbledhim fonde shtesë, t’i sanojmë këto dëme në afat sa më të shkurtër. Hapja e fondit do të jetë mundësi shtesë që sa më shpejt të riparohet e tërë katrahura. Përgjegjësia kryesore është te Qeveria. Marrë parasysh se demet janë kolosale, kemi hapur edhe një fond. Presim që të jetë në funksion të kësaj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img