4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministrat ia prezantojnë “të arriturat”, Kurti u kërkon më shumë punë

Kabinetet e ministrive ia kanë prezantuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit, “të arriturat” e tyre si dhe planet për vitin 2023.

Zyra e kryeministrit ka treguar se është mbajtur një punëtori ku Kurtit i janë prezantuar rezultatet dhe synimet.

“Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive kanë zhvilluar punëtori të përbashkët”.

“Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023”.

“Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022. Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img