1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova: Njeriu i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në nderim të figurës së tij, 17 vjet pas vdekjes.  

Osmani në një prononcim për media tha se e përkujtojnë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ajo po ashtu theksoi se trashëgimia që Rugova la pas është duke i shërbyer Kosovës si dritë udhërrëfyese në përpjekjet për forcimin e shtetit.

“Sot në përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova e përkujtojmë më mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Natyrisht që është pikërisht trashëgimia që ai la pas, që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pa ndalura që ta forcojmë shtetin tonë, i cili u ndërtua me shumë mund dhe sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe për brezat që vijnë pas.

“Prandaj ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë të cilët e mbështetën Kosovën në ditët më të rënda e më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. Trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe për brezat që vijnë pas. Dëshiroj t’i falënderoj aleatët tanë që na janë bashkuar edhe sot për të treguar nderimin edhe të tyre edhe të shteteve të tyre për presidentin tonë historik”, tha ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojnë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, dhe ndërkombëtarizimin e rezistencës civile

“Vendosëm lule të freskëta të varri i presidentit Rugova. 21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e rezistencës civile”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img