1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni kosovar merr pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të tetin me radhë, nën kryesimin e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd J. Austin III dhe kryeshefin e forcave amerikane, gjeneral Mark A. Milley, morën pjesë delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në përbërje prej gjeneral brigade Jeton Dreshaj, z. Hasan Hoxha dhe kolonel Sylejman Cakaj.

Takimi u mbajtë në bazën ajrore Ramstein, të Gjermanisë, mblodhi së bashku përfaqësues nga më shumë se 50 vende dhe organizata për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të ofruar aftësitë ushtarake që i duhen Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse nga territori i tyre sovran.

Ndër të tjera në këtë takim grupit të kontaktit për herë të parë iu drejtua Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili informoi mbi situatën në terren dhe nevojat që u duhen për të vazhduar operacionet. Ai falënderoi delegatët e mbledhur për përpjekjet e tyre, duke shtuar se aftësitë e tyre ushtarake të ofruara tashmë po bëjnë një ndryshim në vijat e frontit në Ukrainë.

Nga ana e tij, Sekretari Austin, filloi takimin duke detajuar këstin e fundit të armëve dhe furnizimeve që Shtetet e Bashkuara po i premtojnë Ukrainës. Ky është një grup pajisjesh dhe municionesh prej 2.5 miliardë dollarësh që e çon kontributin e përgjithshëm të SHBA në përpjekje në 26.7 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dëshmon besimin e fuqishëm të partnerit tonë strategjik, SHBA-së në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së dhe shprehje e vlerësimit të lartë për gatishmërinë konkrete të ofruar për mbështetje dhe mbrojtje të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img