0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Macron e Scholtz kërkojnë të ndryshojë mënyra e votimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gazetari i së përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka shkruar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duan zgjerim të shpejtë dhe konkret të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Duke e paralajmëruar një artikull në numrin e nesërm të F.A.Z, ai ka thënë se Macron e Scholz, kanë shkruar një OPED, ku theksojnë se për integrimin e Ballkanit Perëndimor vendimmarrja duhet të bëhet nëpërmjet shumicës së kualifikuar në mekanizmat e BE’së, e jo me unanimitet.

“Rreth Ballkanit Perëndimor, Macron dhe Scholz argumentojnë “për progres rapid dhe të fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së”, duke shtuar që për të ndodhur kjo gjë, duhet zgjeruar vendimet e shumicës së kualifikuar në Këshill. Si të bëhet kjo? Nuk e thonë. Më shumë në F.A.Z”, ka shkruar gazetari.

Kosova është peng i 5 vendeve mos-njohëse për anëtarësim në BE si dhe institucione e organizata të ndryshme të BE-së.

Kjo nismë e dy liderëve të BE-së, mund të jetë një përpjekje serioze për ta bërë të pamundur që shtetet ta bllokojnë njëra-tjetrën me lehtësi gjatë procesve të anëtarësimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img