3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj në Skenderaj: Në përballimin e kësaj situate jemi të gjithë bashkë, dhe bashkë do t’ia dalim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar komunën e Skenderajt pas vërshimeve, ku ka bërë të ditur se kanë vënë në shërbim të gjitha kapacitet e tyre.

Mehaj ka njoftuar se që nga dje ekipet e tyre janë në shërbim, dhe të njëjtat do të vazhdojnë deri në kalimin e kësaj situate.

“Sot së bashku me ministrin, Elbert Krasniqi vizituam komunën e Skenderajt, ku u pritëm nga kryetari, Fadil Nura dhe ekipa e tij. Jemi vënë në shërbim të plotë të qytetarëve të Skenderajt me të gjitha kapacitetet tona që kemi në dispozicion. Ekipet tona gjenden në terren që nga dita e djeshme, dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në kalimin e kësaj situate jo të lehtë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka shkruar se në përballimin e kësaj situate janë të gjithë bashkë, dhe bashkë do t’ia dalim.

“Autoriteteve lokale jemi duke u ofruar mbështetje në zhbllokimin e rrugëve, vendosjen e urave, evakuimin e banorëve, mbështetje me ushqim dhe barëra. Në terren takuam edhe vullnetarë që kanë ndihmuar banorët për tejkalim e situatës, siç janë vullnetarët nga Extreme off road Drenica. Në përballimin e kësaj situate jemi të gjithë bashkë, dhe bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img