-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shfaqen postere anonime kundër Papa Françeskut nëpër Romë (Foto)

Janë shfaqur postere anonime nëpër Romë, në të cilat Papa Françesku akuzohet se po i sulmon katolikët konservatorë.

Por, ato janë larguar shpejt nga autoritetet në Romë.

Posterët, e vendosura gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës nga aktivistë të panjohur, shfaqnin një fotografi të papës me fytyrë të vrazhdët dhe me slogan: “Ku të ka mbetur mëshira?”

Teksti nëpër këto postere e ka akuzuar papën për disa ndërhyrje ndaj konservatorëve, përfshirë dhe atë që në këto afishe është përshkruar si “heqja e kokës së Kalorësve të Maltës”.

Ky mesazhi i referohej një urdhri të lashtë katolik për kalorësit, i cili tani është bamirësi në tërë botën dhe ish-shefi i së cilës ia dorëzoi dorëheqjen papës javën që shkoi, pas mosmarrëveshje publike që zgjati për dy muaj.

screenshot-1_1486311228-4828295screenshot-4_1486311228-2948898

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img