-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e Mogherinit: Rrënimi i murit ndihmon qytetarët e Mitrovicës Veriore e Jugore

Zyra e Përfaqësueses së Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, e ka përshëndetur marrëveshjen për rrënimin e murit derisa ka thënë se nga ky hap më së shumti përfitojnë qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut.

“Çështjet më të rëndësishme në lidhje me rrugën e këmbësorëve “Mbreti Petar” dhe rihapja e Urës së Mitrovicës janë zgjidhur me sukses në Prishtinë: zbatimi i marrëveshjes së arritur filloi menjëherë dhe punimet kanë filluar sot në mënyrë efektive. Kjo do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë, kontakteve mes njerëzve dhe përfundimisht pajtimit dhe do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Jugut”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Mogherinit, njofton Express.

Më ketë rast, nëpërmjet një komunikate, ka thënë se mezi po e pres vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas rrënimit të murit.

“Hapja e revitalizuar e urës së Mitrovicës dhe kompletimi i rrugës së këmbësorëve “Mbreti Petar” në të ardhmen e afërt do të jenë një arritje e madhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është më shumë së kurrë e rëndësisë më të madhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin mes dy palëve në rajon; po ashtu është vendimtar në avancimin e të dy vendeve drejt BE-së. BE do ta vazhdojë lehtësimin e dialogut me angazhim të madh dhe mezi pres që të vazhdojë dialogun me liderët e të dy palëve”.

Në deklaratë lavdërohen liderët për veprime të guximshme në të mirë të qytetarëve.

“Liderët në rajon janë duke dëshmuar guximin dhe vizionin duke i rrënuar muret dhe duke u fokusuar në ndërtimin e urave. Kjo është fryma e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

Sot është rrënuar muri në Veri të Mitrovicës derisa marrëveshje për këtë hap ishte arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve lokale me ndërmjetësim të SHBA’së dhe BE’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img