Katër breza të një familjeje u vranë në Kaliforni, e njohur për policinë për aktivitete të lidhura me drogën.
Një nënë 16-vjeçare, djali i saj 10-muajsh, gjyshja dhe stërgjyshja e foshnjës ishin në mesin e viktimave, ka thënë policia dhe familja.
Shtëpia në Goshen ishte bastisur nga policia javën e kaluar. Policia thotë se është në kërkim të dy të dyshuarve të njohur për këtë gjë.
Në një konferencë shtypi të martën, Sherifi i Qarkut Tulare, Mike Boudreaux, nuk dha emrat e të dyshuarve, duke thënë se më pas ata mund të ikin.
Policia kishte kontrolluar banesën javën e kaluar dhe kishte gjetur sasi të marijuanës dhe metamfetaminës.
Gjashtë persona humbën jetën nga të shtënat të hënën, ndërsa tre persona mbijetuan.
“Asnjë nga këto nuk ishte rastësisht. Ishte e qëllimshme, e qëllimshme dhe e tmerrshme”, ka thënë Boudreaux.
Zyra e FBI-së në San Francisko është duke ndihmuar në hetim dhe një shpërblim prej 10,000 dollarësh është duke iu ofruar atij që jep informacione për kapjen e të dyshuarve, shkruan BBC