-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky shqiptar ka habitur gjithë Gjermaninë, ja çka ka bërë

Policia gjermane nga Sundhessen kishte ndalur një furgon me shqiptarë, pasi disa pjesë të ndriçimit nuk ishin në rregull, por më pas është hetuar se ka pasur edhe shkelje të tjera, shkruan ‘darmstaedter-tagblatt.de’.

Dy vozitësit kanë thënë se kanë qenë duke transportuar pesë persona nga Shqipëria për në Frankfurt, megjithatë, në bazë të dokumentacioneve është konstatuar se udhëtarët do të vazhdonin rrugën për në Zvicër e Itali, e për këtë nuk kishin leje, përcjell albinfo.ch.

Njëri nga vozitësit e kishte organizuar udhëtimin dhe përpilimin e listës, derisa personi tjetër kishte drejtuar furgonin 29 orë pa u ndalur fare, gjë që vjen në kundërshtim me rregulloret ndërkombëtare.

Por, nuk përfundon me kaq, pasi policia gjatë kontrollimit ka gjetur edhe vozitësin e tretë në mesin e udhëtarëve.

Ai në janar të këtij viti kishte realizuar dy udhëtime për të njëjtin sipërmarrës dhe e kishte drejtuar automjetin, njëherë 76 orë pa ndërprerje, kurse herën e dytë edhe 98 orë pa pushim, pra katër ditë pa u ndalur fare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img