Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri.
Është raportuar se bëhet fjalë për dy zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.
E ministri Faton Peci ka shkruar se mbetet i përkushtuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit në ministri.
Ai i ka falënderuar bujqit për ndarjen e informacioneve për këtë rast.
“I falenderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka shkruar Peci.