8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Nëse duan anëtarësimin në NATO, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës ekstradimin e 130 “terroristëve”

Suedia dhe Finlanda duhet të deportojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” Turqisë, para se Parlamenti turk të aprovojë kërkesën e tyre për pranim në NATO, ka bërë të ditur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Reuters.

Dy shtetet nordike kanë aplikuar vitin e kaluar për t’ju bashkuar NATO-s, pas pushtimit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet të aprovohet nga 30 vende anëtare të NATO-s.

Turqia dhe Hungaria akoma nuk i kanë miratuar aplikimet e këtyre dy shteteve nordike. Turqia ka njoftuar se Suedia në veçanti duhet të ketë një qëndrim më të qartë kur bëhet fjalë për terroristët, kryesisht militantë kurdë dhe grupe tjera që i akuzon për tentim puçin e vitit 2016.

“Ne u thamë, nëse nuk i dorëzoni terroristët tek ne, nuk mund të miratojmë kërkesën për aplikim në NATO”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin suedeze Ulf Kristersson gjatë nëntorit të kaluar.

“Për t’u miratuar kjo kërkesë në Parlament, para se gjithash duhet t’i dorëzoni mbi 100, apo rreth 1300 terroristë tek ne”, shtoi Erdogan.

Në anën tjetër, politikanët finlandezë e kanë interpretuar kërkesën e Erdogan si një përgjigje nervoze pas incidentit të javës së kaluar në Stokholm, ku një kukull me figurë të presidentit turk qëndroi e varur gjatë një proteste të organizuar.

“Mendoj se ky mund të jetë shkaku i reagimit, mendoj se ka të bëjë me ngjarjen që ndodhi këto ditë”, tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto.

Gjithashtu Haavisto theksoi se nuk është në dijeni për ndonjë kërkesë të re nga ana e Turqisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img