Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është gati për të qenë Ushtri e Kosovës. Thotë se në këtë proces FSK e ka edhe përkrahjen e SHBA’së.
“Është qasje shumë pozitive. Një përkrahje e cila është e vazhdueshme”, thotë Veseli i pyetur për qëndrimin amerikan rreth procesit të transformimit të FSK’së.
“Është një nga forcat e sigurisë më profesionale e cila shumë shpejt do të jetë ushtri e Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë ushtri e Kosovës dhe përkrahja amerikane në këtë drejtim është shumë konkrete dhe është shumë e qartë. Nuk ka dilema. Ajo e cila është e veçantë në këtë proces të transformimit është që të gjindet momentumi, jo të keqpërdoret një mision i tillë fisnik, një transformim i tillë i cili është edhe historik për Republikën e Kosovës për forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit”, tha Veseli për RTK’në.