-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq rikthehet në skenë pas dështimit me tren, flet diçka kot edhe për murin

Është bërë i gjallë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Gjuriq që ishte zhdukur që nga dështimi i trenit serb që të hyjë në Kosovë, sot ka komentuar për murin në Mitrovicë, e që duket edhe për të ka gisht ky sikur për trenin.

Sipas tij, ngjarja e Rashkës, ky kryeministri Aleksandar Vuçiq takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ishte dëshmi se shteti serb nuk do të lejonte dhunë “ndaj serbëve”.

Ai ka shtuar se ai takim ka bërë që situata në Kosovë sot të jetë nën kontroll, transmeton lajmi.net.

“Për neve është në interes që askush nuk mundet nga pjesa jugore shqiptare e Mitrovicës të hyjë drejt e në qendër të Mitrovicës dhe kjo është ajo që qytetarët kanë kërkuar dhe ajo që ne kemi dashur”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia e ka humbur besimin në përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe në ndërmjetësuesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img