-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Administrata Trump do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, thotë Veseli (Video)

Administrata e re e SHBA’së në krye me Presidentin Donald Trump do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ky ka qenë premtimi që ka marrë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nga zyrtarët më të lartë të këtij shteti. Veseli u kërkoi qytetarëve të Kosovës që tu besojnë më shumë institucioneve të vendit ndërkaq partive u kërkoi që të bëhen bashkë kur janë në pyetje interesat e shtetit.

“Po flasim për një moment të veçantë që po e kalojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën e tranzicionit të lidershipit. Janë hapur shumë dilema se cila do të jetë politika amerikane në botën globale e në veçanti për secilin veç e veç. Ajo çfarë është më me rëndësi për qytetarët tanë është ky mesazh: Donald Trump si President i ri i SHBA’ve do ta përkrahë fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, në forcimin e sovranitetit, shtetit ligjor dhe në të njëjtën kohë të ecjes përpara të Kosovës. Por në anën tjetër janë mesazhet shumë të qarta nga të gjithë zyrtarët amerikanë që i kam takuar se Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e veta të cilat i takojnë, të cilat janë detyrat e shtëpisë që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor, forcimin e ekonomisë dhe  përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Veseli për televizionin publik.

http://www.dailymotion.com/video/x5amveg_k-veseli_news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img