-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës dhe LDK, përplasen për sektorin e arsimit (Video)

Një ditë pas lajmit se Komuna e Prishtinës ka ngritur kallëzim penal ndaj dyshes nga LDK-ja, Halim Halimi dhe Flamur Shala, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur kjo parti qeveriste me kryeqytetin, kjo e fundit ka akuzuar qeverisjen e tanishme për punësime partiake dhe nepotizëm.

Shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi, ka akuzuar Komunën e Prishtinës se 95% e të punësuarve në institucionet edukativo-arsimore në mandatin e Shpend Ahmetit janë “militantë të vetëvendosjes ose të afërm të tyre”, raporton KTV.

Ndërkohë, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një foto të një mesazhi, ku sipas tij, Agim Gashi ka kërcënuar një mësues pasi ka marrë pjesë në një tubim të Vetëvendosjes.

I heshtur nuk ka qëndruar as Flamur Shala, i cili ka akuzuar drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, dikur ish-kandidate për kryetare të Gjakovës, për punësimin e, siç ka thënë, dhjetëra personave nga listat e Vetëvendosjes.

Ndërsa, Nagavci ka thënë se mban përgjegjësi për çdo veprim në kuadër të punën së saj, pasi është mbështetur në ligj.

Sipas saj, konkurset për drejtorë e zëvendës drejtorë kanë qenë transparentë dhe se ata nuk janë përzier në punën e komisionit profesional.

Derisa shton se nuk di për ndonjë afërsi familjare, thotë se përkundër zgjedhjes sipas meritokracisë, gjithmonë dikush mbetet i pakënaqur.

Ndryshe, ish drejtori i Arsimit, tani kryesues i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, ka paralajmëruar padi ndaj Komunës së Prishtinës për punësimin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img