Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka vlerësuar pas samitit të Bashkimit Evropian në Maltë, të enjten dhe të premten, se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të ishin kaq të mëdha nëse Serbia do të ishte në BE.
“Konfirmohet se zgjerimi i BE-së është i rëndësishëm për stabilitetin, Sikur Serbia të ishte anëtare e BE-së, nuk do të mund të priteshin këso tensionesh të mëdha”, ka thënë Fico, pas shfaqjes së shqetësimit të liderëve evropianë për përkeqësimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta sllovake, “Pravda”, transmeton Koha.net.
Në takim është folur edhe për emigrantët ilegalë si dhe për mbrojtjen e kufijve dhe për mbajtjen e kufijve të mbyllur në mënyrë që këta migrantë të mos e shfrytëzojnë rrugën ballkanike.