6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pediatria mbushet nga pacientët me grip, në disa raste dy fëmijë në një shtrat

Klinika e Pediatrisë në QKUK ditëve të fundit  është ngarkuar me pacientë për shkak të gripit sezonal.

Andaj, nuk ka repart të kësaj klinike që nuk ka të shtrirë si pasojë e infeksionit të traktit respirator. Bile, në disa raste janë të shtrirë nga dy fëmijë në një shtrat.

Kryesisht janë të gjitha moshat, por sipas pediatres Arbnore Batalli-Këpuska, dominojnë fëmijët e moshës prej një muaj deri në një vjeç.

Ndonëse thuhet se gjendja epidemiologjike e gripi është e njëjtë si çdo vit, kësaj radhe është më e shprehur për shkak se fëmijët janë më të ekspozuar në krahasim me vitet kur pandemia kishte ndërprerë shkollat, çerdhet dhe grumbullimet.

Derisa simptomat janë si kollitje me nxënie të hundëve, temperaturë trupore mbi 39 dhe në rastet më të rënda edhe me frymënxënie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img