12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: BE-ja le ta kushtëzojë Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet ta kushtëzojë Serbinë, duke ia bërë të qartë se do ta ndalë integrimin e saj në BE nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë.

“Zyrtari i lartë amerikan, Chollet kërkoi dje nga Serbia të vendosë sanksione kundër Rusisë. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtëzojë Serbinë, duke ia bërë të qartë se do ta ndalë integrimin e Serbisë në BE nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë. Këto dy politika të qarta amerikane dhe evropiane do t’i hapin rrugë marrëveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkëputur nga Rusia, Serbia do të mbetet problemi i Ballkanit!” , ka shkruar Tahiri në “Facebook”

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë javës ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd.

Në Serbi është raportuar se Chollet pas takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë ka kërkuar edhe njëherë që të sanksionohet Rusia, që është shtet aleat i Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img