7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

ZPS-së i refuzohet kërkesa që Pjetër Shalës t’i përgjohen komunikimet me familjen

Një panel i përbërë prej tre gjykatësve të Gjykatës Speciale kanë refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale (ZPS) që Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte në Hagë, t’i përgjohen komunikimet me këdo jashtë Dhomave të Specializuara.

Në dokumentin që ka parë Demokracia.com, paneli i gjykatësve e vlerëson kërkesën e prokurorisë në kundërshtim të plotë me Konventën Evropian të të Drejtave të Njeriut, konkretisht me të drejtën e pavarësisë.

“Paneli vlerëson kërkesën e ZPS-së kundër nenit 8 të KEDNJ-së, i cili mbron të drejtën për jetën private dhe familjare, shtëpinë dhe korrespondencën dhe mbulon të gjitha format e komunikimit privat, duke përfshirë këtu edhe bisedat telefonike. Paneli thekson se, është një pjesë thelbësore e e drejta e të paraburgosurit për respektimin e jetës private dhe familjare për të mbajtur kontakte me familjen e tij/saj të ngushtë dhe që ai/ajo të ndihmohet – për aq sa është e mundur – për të krijuar dhe mbajtur lidhje me persona jashtë ambienteve të paraburgimit”, thuhet në vendimin e 11 janarit të këtij viti.

ZPS-ja e kishte parashtruar kërkesën për kufizim të të drejtave elementare të Shalës vitin e kaluar, nën pretekstin e “shmangies së ndërhyrjeve të panevojshme me dëshmitarët dhe viktimat dhe sigurimit të mbrojtjes së tyre dhe integritetit të procedurave”.

“ZPS thekson se ekziston rreziku që i akuzuari të ndërhyjë me dëshmitarët dhe viktimat dhe pengojnë mbarëvajtjen e procedurës, siç tregohet nga fakti se ai ka bërë deklarata kërcënuese, që në vitet 2016 dhe 2019 [E REDAKTUAR]. Rreziku shtohet nga transmetimi i shkresave të lëndës, dorëzimi i listave të përditësuara të dëshmitarëve dhe dëshmive, dhe zbulimi i identitetit të të akuzuarve dhe materialit të tre dëshmitarëve të vonshëm”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img