Në orët e para të mëngjesit një shtëpi në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e këtij zjarri kanë marrë lëndime dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bën të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shtëpi), në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasë në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti./Prishtinapress/