Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro ka insistuar që ai nuk e “tradhtuar Juventusin” për Real Madridin më 2006 dhe beson që ndeshja e nesërme kundër Napolit “nuk do të jetë vendimtare”
Bardhezinjtë do të luajnë kundër Napolit në stadiumin “Maradona” nesër. Cannavaro bëri debutimin e tij në Serie A me skuadrën nga Pamplona ku ata humbën me rezultat 4-3 nga Zonja e vjetër kurse ai ju bashkua Juventusit disa vite më vonë, kur ishte në kulm të karrierës së tij.
Napoli i Luciano Spallettit ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon dhe janë shtatë pikë para Bardhezinjve në tabelën e Serie A.
“Kam mësuar si të fitoj në Torino, por Napoli është qyteti i im dhe unë do të jem gjithmonë një napolitan”, tha Cannavaro për La Repubblica Torino.
“Nesër është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Napoli është duke luajtur futbollin më të mirë në Europë muajve të fundit. Juventusi është gjithmonë një pikë reference dhe ata janë të uritur për fitore, kështu që do të jetë një ndeshje e mirë”, tha ai.
Cannavaro u largua nga Juventusi më 2006 pas skandalit të Calciopolit duke ju b ashkuar Real Madridit. Ai ishte kritikuar shumë nga tifozët e Juventusit kur u kthye në klub më 2009.
“Nuk e kam tradhtuar askënd”, tha fituesi i Botërorit me Italinë më 2006.
“Juventusi dhe Real Madridi arritën një marrëveshje për transferin tim, kush ka qenë i involvuar në këtë rast e di të vërtetë. Gjithçka është e qartë, unë u ktheva në Juventus disa vite më vonë”.
Cannavaro ka luajtur 421 ndeshje në Serie A, ai nuk ka fituar kurrë Scudetto pasi që dy që i kishte fituar me Juventusin u revokuan pas skandalit me Calciopoli.