7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

As Guinea-Bissau s’e ka çnjohur Kosovën siç pretendoi Vuçiq

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, është takuar me homologun e tij nga Guinea-Bissau.

“Pritje e ngrohtë nga kolegu im i dashur, ambasadori i Guinea-Bissau në Portugali, Helder Vaz Lopes rikonfirmoi marrëdhënien e mirë që Kosova ka me Gunea Bissau dhe e cila vetëm do të vazhdojë të forcohet”, shkroi Kryeziu në Twitter.

Takimet e ambasadorëve të Kosovës me përfaqësues të shteteve afrikane janë shpeshtuar këtë muaj pasi Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës, në mesin e tyre ishte edhe Guinea Bissau, raporton Albanianpost

Edhe ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera.

Megjithatë, sipas diplomatit kosovar, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Gaboni janë konstatuar marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe nevoja për bashkëpunim me Gabonin.

Vuçiç’in e përgënjeshtroi edhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

Shtetet që kanë tërhequr njohjen, sipas pretendimeve të Vuçiç-it janë Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në mënyrë kategorike e kishte mohuar pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Beogradi zyrtar ka arritur t’i bindë nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhej në këtë komunikatë për media./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img