7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rohde: Pajtohem me Chollet, Asociacioni duhet të themelohet në linjë me Kushtetutën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e vendit.

Rohde këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’, duke thënë se qëndron një linjë me Këshilltarin e Lartë të DASH-it, Derek Chollet, për çështjen e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

“Pajtohem tërësisht me Chollet që tani është koha për implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk ka propozim nga ana e Kosovës për këtë”, ka deklaruar Rohde.

Ai ka kërkuar nga ana e serbëve që të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në një linjë në këtë aspekt!”, ka përfunduar Rohde./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img