3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Familja e Dritëro Agollit hap dyert e mortit, homazhe në shtëpi

Ndarjen me shkrimtarin Dritero Agolli ish-ministri i Kulturës Limoz Dizdari ka zgjedhur ta bëjë përmes muzikës dhe vargjeve plot rimë të krijuara nga Dritëroi.

 Ai thotë se ndiehet krenar që ka qenë bashkëkohës i këtij njeriu sa të madh aq edhe të thjeshtë. Kanë qenë të shumtë të afërmit dhe dashamirësit që kanë kryer homazhe në shtëpinë e Agollit ndërsa ceremonia mortore zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Tufinë.

Ish-ministër i kulturës, Limoz Dizdari zgjedh të ndahet kështu me shkrimtarin dhe mikun e tij Dritëro Agolli. Ndërsa kujton vargjet e tij nga një koncert i Butrintit.

Dizdari: Mbaj mend që këtë romancë e ka kënduar Mentor Xhemali në një koncert në Butrint dhe sa madhështor ishte duartrokitja e atij qyteti të lashtë. Meditim i përjetshëm i Dritëroit.

Dizdari e përshkruan shkëlqimin e shkrimtarit të madh përmes simbolikës së vetë emrit të tij.

Dizdari: Ai erdhi fare natyrshëm në jetë. Erdhi si një dritë në Devoll, Dritëroi si një dritë mbi kulturën kombëtare dhe iku në përjetësi duke lënë prapa një vepër që shkëlqen dhe ndrixhon.

Nga ana tjetër familjarë, miq e dashamiras të autorit të madh Dritëro Agolli kanë kryer sot homazhe në familjen e tij.

 

Bashkëqytetarët e Agollit nga fshati Menkulas i Devollit pas homazheve u shprehën se nga ai kanë marrë gjithmonë një këshillë, të qëndrojnë të bashkuar.

Dritëro Agolli ndërroi jetë të premten në moshën 85 vjeçare ndërsa homazhet do të kryhen të dielën nga ora 10:30-13:00 ne pallatin e kongreseve. Trupi i shkrimtarit të madh do të prehet në varrezat e Tufinës aty ku prehen edhe prindërit e Agollit. /oranews

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img