7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pamjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për rrënimin e murit (Foto)

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë së e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, e nënshkruar sot mbrëmë pas mesnatës.

Marrëveshja parashikon rrënimin e murit i ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit, ndërkohë, që obligon Komunën e Mitrovicës Veriore të zbatojë këtë marrëveshje.

Garantues të marrëveshjes së nënshkruar në Qeverinë e Kosovës, në mes kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinior, Ferat Shala, janë përfaqësuesja e BE-së, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.

Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së veriut, sot ka vendosur që menjëherë të fillojë zbatimi i saj.

Si rezultat i kësaj tashmë kanë filluar punimet në rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img