Ka nisur takimi mes Këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo pas takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradi.
Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë. Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./Prishtinapress/