7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

MPB e Gjermanisë: Ne i pranojmë pasaportat me validitet deri në 10 vjet, megjithatë po e shqyrtojmë kërkesën e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për t’i kërkuar që të lejojë hyrjen në Gjermani me pasaportë të skaduar të kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje.

Kjo kërkesë e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane është bërë për shkak të mungesës së materialit për lëshimin e pasaportave të reja.

Lidhur me këtë kërkesë të ministrit Sveçla në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë të cilët kanë thënë se e kanë pranuar kërkesën e Ministrisë së Brendshme.

MPB gjermane në përgjigje potencon se Gjermania i njeh pasaportat që kanë vlefshmëri deri në dhjetë vite në linjë me udhëzimet globale të “ICAO-s”. Megjithatë thonë se kërkesa e Kosovës është ende nën shqyrtim.

“Ministria Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve ka pranuar kërkesën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Gjermania njeh pasaportat me vlefshmëri deri në dhjetë vjet në përputhje me udhëzimet globale të ICAO. Megjithatë, kërkesa nga Kosova është ende në shqyrtim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë për Gazetën Express.

Kosova prej disa vitesh është duke pasur probleme me materialin që shfrytëzohet për prodhimin e pasaportave.

Lidhur me kërkesën e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane ka pasur kritika të mëdha nga partitë opozitare./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img