Policia ka informuar se mbrëmë një person është arrestuar për veprën penale “Grabitje”, që ka ndodhur më 19 janar të vitit 2022, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë.
“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë rreth orës 19:00, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – E.B . mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka informuar Policia.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, sipas PK-ës, është dërguar në mbajtje dhe i njëjti është i njohur për Policinë si përsëritës i veprave të ndryshme penale./Prishtinapress/