8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kujtoi Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Të jemi të lumtur që jetuan në mesin tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot kujtoi Rexhep Malën e Nuhi Berishën, në 39 vjetorin e rënies heroike të tyre.

Krasniqi potencoi se Malën e Berishën i kujtojnë me respekt dhe krenari.

“Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjthash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë. Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari. Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi!”, shkroi ai në Facebook.

Ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Mala, 33-vjeç, pa u bërë tetë muaj që ishte liruar nga burgu i rëndë nëntëvjeçar, bashkë me shokun e tij, Nuhi Berisha, i cili asokohe kishte qenë student 23-vjeçar dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, kanë rënë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Ata vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img